FBK organizon trajnim me gjyqtarët

FBK organizon trajnim me gjyqtarët

03/04/2025

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), përkatësisht Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës organizon trajnim me gjyqtarët e basketbollit.

FBK fton të gjithë të interesuarit në të dyja konkurrencat që të aplikojnë për këtë trajnim.

Aplikimi fillon nga 4 prill dhe zgjat deri më 18 prill, derisa trajnimi fillon më 18 prill, në zyrat e FBK-së në Prishtinë, si dhe në Pejë e Prizren.

Trajnimi do të jenë intensiv ku përfshin edhe punën praktike.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:

  1. Të kenë njohuri elementare për lojën e basketbollit (preferohet ish-lojtarë).
  2. Të mos jenë më të vjetër se 24 vjet
  3. Certifikata mjekësore
  4. Preferohet njohja e gjuhës angleze.

Paraqitja e kandidatëve mund të bëhet personalisht në zyrat e FBK-së ose në adresën elektronike kordinatori@basketbolli.com 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners