Akti i dytë i finales

Akti i dytë i finales

08/04/2025

Sot zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it e Ligës së Parë të Meshkujve. 

KEKU dhe Grapeland përballen në një sfidë emocionuese dhe shumë të rëndësishme në Obiliq. 

‘Elektricistët’ fituan duelin e parë në Rahovec, 69:78, dhe nëse shënojnë fitore, atëherë do të jenë pjesë e Superligës për edicionin e ardhshëm. 

Në anën tjetër, Vreshtarët duan fitore, që të barazohet seria finale 1:1 dhe ndeshja e tretë të jetë përcaktuese për titullin e kampionit në këtë ligë, që njëkohësisht garanton elitën e basketbollit për edicionin e ardhshëm. 

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 dhe transmetohet në Art Motion. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners