Fillojnë ‘ethet’ e Play-offit

Fillojnë ‘ethet’ e Play-offit

09/04/2025

Sonte fillon faza vendimtare e kampionatit, apo “Play-off”-i i ProCredit Superligës.

Ndeshjet e para janë çerekfinale, e më pas ato gjysmëfinale dhe në fund, ‘ajka’ finalet.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale, derisa për finale duhen tri fitore. Për tu shpallur kampion duhet katër fitore.

Në çerekfinalen e parë ndeshen vendi i tretë me të gjashtin, Sigal Prishtina me Vëllaznimin dhe i katërti me të pestin Golden Eagle Ylli-Peja.

Bardhekaltrit u renditën në vendin e tretë me 17 fitore e 11 humbje, derisa kuqezinjtë në vendin e gjashtë me 13 fitore e 15 humbje.

Këto dy skuadra u përballën në finale të Ligës Unike, ku skuadra nga Gjakova fitoi pas vazhdimeve 91:88.

Në këtë edicion të ProCredit Superligës të dy skuadrat kanë nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.

Dy skuadrat sonte luajnë vetëm për fitore, derisa ndeshja e dytë zhvillohet të shtunën në Gjakovë.

Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 19:00 dhe transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners