Përmbysje e jashtëzakonshme e kuqezinjve, barazohet seria çerekfinale

Përmbysje e jashtëzakonshme e kuqezinjve, barazohet seria çerekfinale

12/04/2025

Vëllaznimi ka bërë përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Sigal Prishtinës në çerekfinalen e dytë të “Play-off”-it, që u zhvillua në një atmosferë fantastike në Gjakovë.

Kuqezinjtë edhe pse ishin duke humbur me 21 pikë dallim, arritën të triumfojnë me rezultat  90:73 (16:28, 21:20, 31:15, 22:10).

Fillimi i baraspeshuar, por më pas bardhekaltrit u shkëputën, duke u pasur deri në 12 pikë epërsi, 16:28, sa përfundoi çereku i parë. Prishtinasit vazhduan shkëlqimin në periudhën e dytë, ku kishin deri në 21 pikë epërsi, 25:46, ndërsa më pas vendasit u këndellën dhe ngushtuan shifrat në 37:48, sa përfundoi pjesa e parë.

Kuqezinjtë vazhduan me lojë fantastike në periodën e tretë, duke dominuar totalisht dhe bën përmbysjen në madhe, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 68:63. Në dhjetë minutat e fundit, vendasit vetëm sa shtuan epërsinë për të triumfuar 90:73.

Më i miri te Vëllaznimi ishte Jericole Hellems me 37 pikë e dhjetë kërcime, i cili u ndihmua nga Trey Anderson me 28 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te mysafirët u dallua Jordan Davis me 17 pikë e shtatë kërcime.

Ndeshja e tretë që zhvillohet të mërkurën mbrëma në kryeqytet do të vendos se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners