Finalja për Superligë

Finalja për Superligë

13/04/2025

Sonte zhvillohet finalja vendimtare e “Play-off”-it të Ligës së Parë të meshkujve Grapeland-KEKU.

Seria finale është 1:1 dhe kush shpallet kampion i Ligës së Parë dhe edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës.

Ndërkohë, finalisti do të luajë me Borën në “Play-out” për një vend në elitën e basketbollit për edicionin e ardhshëm.

Në ndeshjen e parë, KEKU fitoi si mysafir 69:78, ndërsa ‘Vreshtarët’ fituan takimin e dytë 70:74.

Këto dy skuadra ishin në vendet e para në garat e rregullta dhe u përballën edhe në finale të Kupës së Ligës së Parë.

Finalja e tretë do të jetë ‘ajka’ e kësaj lige, ku kush fiton shpallet kampion dhe hyn në Superligë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec dhe transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners