Adriatik Rraci diplomon në ASMC 5

Adriatik Rraci diplomon në ASMC 5

18/04/2025

Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së, Adriatik Rraci ka diplomuar në Kursin ASMC, gjenerata e pestë.

Të diplomuarit u përgëzuan nga Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, udhëheqësi i programit, Ibër Alaj dhe koordinatori për edukim në Akademinë Olimpike, Fitim Arifi, të cilët edhe ndanë diplomat.

Kursi ASMC mbështetet nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe ka për qëllim avancimin e njohurive në fushën e menaxhimit sportiv.

Kursi i Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) është një program edukues cilësor që paraqet platformën teoriko-praktike për avancim në punë në kuadër të Organizatave Sportive Olimpike (OSO), ku bëjnë pjesë sportistët, trajnerët, gjyqtarët, klubet sportive, Federatat Sportive Kombëtare, Federatat Ndërkombëtare, Komitetet Olimpike Kombëtare, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komitetet Organizative, mediat, etj.

Kursin e njëjtë ditë më parë e ka filluar edhe gjenerata e gjashtë.

Më herët në këtë Kurs, ka diplomuar Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, Artina Hasani.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners