‘Beteja’ e parë i takon mitrovicasve

‘Beteja’ e parë i takon mitrovicasve

19/04/2025

Trepça fitoi gjysmëfinalen e parë të “Play-off”-it ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 80:65 (18:17, 23:11, 23:17, 16:20).

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, me vendasit që kishin epërsi të lehtë, por kjo pjesë përfundoi 18:17. Mitrovicasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë, ku shkuan në pushim me shifrat 41:28.

Pjesa e dytë ishte e barabartë, megjithatë, mitrovicasit ruajtën epërsinë dhe kontrolluan lojën, duke mos e rrezikuar fitoren, për të fituar në fund, 80:65.

Te vendasit u dalluan Michael Myers Jr me 19 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, Tekele Cotton me 21 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë e katër kërcime, ndërsa te mysafirët Donte Clark me 19 pikë.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale. Çifti tjetër gjysmëfinal është Bashkimi-Peja, ku sfida e parë zhvillohet të dielën në Prizren.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners