02/05/2025 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Lideri kundër kampionit

Super finalja e “Play-off”-it është qershia mbi tortë e këtij edicioni të ProCredit Superligës.

Në finale do të përballen Bashkimi dhe Trepça, përkatësisht vendi i parë dhe i dytë gjatë garave të rregullta.

Ndeshjen çerekfinale dhe gjysmëfinale të “Play-off”-it dhuruan spektakël të basketbollit, derisa adrenalina do të rritet në maksimumin në finale, ku të dy skuadrat duan titullin e kampionit.

Këto dy skuadra u kualifikuan direkt në finale dhe me seri identike 3:1 arritën finalen. Bashkimi triumfoi ndaj Pejës, kurse Trepça ndaj Sigal Prishtinës.

Në garat e rregullta, Bashkimi ishte lider me 20 fitore e tetë humbje, kurse Trepça e dyta me 19 fitore e nëntë humbje.

Këto dy skuadra u përballën katër herë në këtë edicion në ProCredit Superligë, ku kishin nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, ku të gjitha fitoret ishin si vendas.

Po ashtu u përballën në finale të Kupë, ku ‘Xehetarët’ triumfuan në kryeqytet.

Bashkimi kërkon titullin e dytë në histori, të parin pas vitit 2018, ndërsa Trepça është kampione aktuale, ndërsa në historinë e saj e ka fituar këtë trofe pesë herë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të dielën në Prizren, ndërsa skuadra që shënon katër fitore fiton titullin e kampionit.

Orari i finaleve

Finalja 1

E diel, 4 Maj Bashkimi - Trepça

Finalja 2

E mërkurë, 7 Maj Trepça - Bashkimi

Finalja 3

E diel, 11 Maj Bashkimi - Trepça

Finalja 4

E mërkurë, 14 Maj Trepça - Bashkimi

Finalja 5 (eventuale)

E diel, 18 Maj Bashkimi - Trepça

Finalja 6 (eventuale)

E mërkurë, 21 Maj Trepça - Bashkimi

Finalja 7 (eventuale)

E diel, 25 Maj Bashkimi – Trepça

 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: