Në super finalen e Play-offit të ProCredit Superligës përballen Bashkimi dhe Trepça.
Këto dy skuadra u kualifikuan direkt në finale dhe me seri identike 3:1 arritën finalen. Bashkimi triumfoi ndaj Pejës, kurse Trepça ndaj Sigal Prishtinës.
Në çerekfinale prishtinasit fituan ndaj Vëllaznimit 2:1, kurse pejanët fituan ndaj Golden Eagle Yllit po ashtu 2:1.
Në garat e rregullta, Bashkimi ishte lider me 20 fitore e tetë humbje, kurse Trepça e dyta me 19 fitore e nëntë humbje.
Këto dy skuadra u përballën katër herë në këtë edicion në ProCredit Superligë, ku kishin nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, ku të gjitha fitoret ishin si vendas.
Po ashtu u përballën në finale të Kupë, ku ‘Xehetarët’ triumfuan në kryeqytet.
Bashkimi kërkon titullin e dytë në histori, të parin pas vitit 2018, ndërsa Trepça është kampione aktuale, ndërsa në historinë e saj e ka fituar këtë trofe pesë herë.