Statistikat mes Trepçës dhe Bashkimit

Statistikat mes Trepçës dhe Bashkimit

06/05/2025

Finalja e dytë e “Play-off”-it zhvillohet të mërkurën mbrëma në Mitrovica.

Trepça dhe Bashkimi përballen në një sfidë interesante, ku garat e rregullta i përfunduan në pozitën e dytë, përkatësisht të parë.

Edhe në statistika këto dy skuadra janë përafërsisht të njëjta.

Nga 33 ndeshje të zhvilluara deri më tani, Trepça ka shënuar 81.03 pikë, kurse Bashkimi 80.3.

Në kërcime, mitrovicasit kanë 41.09 për ndeshje, kurse prizrenasit 39.33.

Sa i përket asistimeve, ‘Xehetarët’ kanë 17.76 për ndeshje, ndërsa Portokallezinjtë 19.21.

Trepca ka 1.82 bllokada për ndeshje, ndërsa Bashkimi 3.27.

Ndërkohë, sa i përket topave të vjedhur, mitrovicasit kanë 7.06 për ndeshje, kurse prizrenasit 7.94.

 

Statistikat

                                           Trepça           Bashkimi

Ndeshjet                               33                  33

Pikët                                     81.03             80.3

Kërcimet                              41.09             39.33

Kërcimet në sulm               13.15             12.09

Kërcimet në mbrojtje         27.94             27.24

Asistime                              17.76             19.21

Bllokadat                             1.82               3.27

Topa të vjedhur                   7.06               7.94

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners