Ndahen bursat për studentët

Ndahen bursat për studentët

06/05/2025

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit ka ndarë dy bursa për studentët e këtij fakulteti.

Në ceremoninë e organizuar sot gjithsej janë ndarë tetë bursa, dy nga basketbolli, dy nga hendbolli, dy nga volejbolli dhe dy nga Federata e Sporteve Universitare të Kosovës.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu ka ndarë bursat për Bleona Junikun dhe Adhurim Aliaj.

Fetahu po ashtu ka pranuar një mirënjohje nga Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Florian Miftari, i cili është edhe anëtar i Bordit të FBK-së.

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit ka falënderuar të gjitha federatat që ndan bursat, duke theksuar po fuqizohet një gjeneratë e tërë që synon të bëjë ndryshimin në sport dhe në shoqëri.

FBK vazhdimisht ka përkrahur gjeneratat e reja dhe të rinjtë që premtojnë në basketboll. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners