Dorant Hana përfaqëson Kosovën në programin ndërkombëtar ICAB 2025

Dorant Hana përfaqëson Kosovën në programin ndërkombëtar ICAB 2025

28/05/2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Dorant Hana është përzgjedhur për të përfaqësuar Kosovën në International Coaching Apprenticeship in Basketball (ICAB) 2025, një program prestigjioz i organizuar nga Universiteti i Delaware, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Shteteve të Bashkuara (USOPC), FIBA-n dhe me mbështetjen e Olympic Solidarity.

Ky program zhvillohet përmes një moduli katërmujor online dhe një fazë në SHBA, ku trajnerët kanë mundësinë të ndjekin nga afër punën e stafit të ekipeve të NCAA Division I.

Hana do të përfitojë nga përvoja ndërkombëtare dhe mentorimi praktik në një mjedis profesional, duke sjellë dije të reja për zhvillimin e basketbollit në Kosovë.

FBK e uron trajnerin Hana për këtë arritje të merituar dhe i dëshiron sukses në përfaqësimin e denjë të vendit tonë në skenën ndërkombëtare.

Programi zyrtarisht nisi më 15 maj 2025 dhe përfundon në nëntor me fazën intensive në SHBA.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners