17/06/2025 FBK

Trepça në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Bordi i Ligës së Kampionëve të Basketbollit ka miratuar garat për edicionin e ri.

Kampionia e Kosovës, Trepça do të jetë në kualifikimet e kësaj gare.

29 skuadra tashmë janë konfirmuar, ndërsa për tri vende do të garojnë 24 skuadra.

24 klubet që do të garojnë në Raundin Kualifikues do të shortohen në tre turne, ku fituesi i secilit turne do të avancojë në Edicionin e Rregullt.

Turnetë e Raundit Kualifikues do të zhvillohen nga 23 deri më 28 shtator, ndërsa Edicioni i Rregullt do të fillojë më 7 tetor 2025.

Ceremonia e shortit për grupet e edicionit të rregullt dhe turnetë e Raundit Kualifikues do të zhvillohet në Lozanë të Zvicrës të mërkurën, më 2 korrik.

Trepça edicionin e kaluar ishte në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndërsa më pas pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit fituan titullin, Kupën dhe Superkupën në edicionin e kaluar. 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: