Vendimet e Bordit të FBK-së

Vendimet e Bordit të FBK-së

20/06/2025

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), në mbledhjen e mbajtur më 19 qershor 2025, në Prishtinë, ka shqyrtuar përmbylljen e garave në të dy konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë për edicionin 2024/25, si dhe çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e basketbollit në vendin tonë.

Pas diskutimeve të zhvilluara, Bordi i FBK-së ka marrë këto vendime:

  1. Miraton raportin e punës për edicionin 2024/25 në të dy konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë.
  2. Vendos të vazhdojë fuqishëm diskutimet me grupet e interesit për përgatitjen sa më të mirë të edicionit të ri të garave 2025/26.
  3. Vendos të angazhohet me të gjitha grupet e interesit në basketbollin e femrave dhe më gjerë për të gjetur mënyra për rritjen e cilësisë dhe interesimit në të gjitha aspektet në Superligën e Femrave, si dhe të rishikojë formatin dhe strukturën e garave të tjera në këtë konkurrencë.
  4. Miraton në parim propozimin për hapat e radhës të FBK-së në kuadër të përgatitjeve me ekipet kombëtare të 3x3 për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners