Vlora Braha, pjesëmarrëse në Workshopin e Delegatëve Teknikë të FIBA-s 

Vlora Braha, pjesëmarrëse në Workshopin e Delegatëve Teknikë të FIBA-s 

27/06/2025

 

Nga 23 deri më 26 qershor 2025, Vlora Braha mori pjesë në Workshopin e Delegatëve Teknikë të FIBA-s për ciklin 2025–2029, i cili u mbajt në Athinë, Greqi.

 

Ky ishte një hap i rëndësishëm drejt forcimit të integritetit dhe rritjes së standardeve teknike në basketbollin kosovar.

 

Braha theksoi se kjo punëtori shërbeu si një platformë mjaft e vlefshme për shkëmbimin e përvojave, përditësimin me rregulloret dhe rregullat më të fundit të FIBA-s, si dhe për ngritjen e mëtejme të profesionalizmit në mbikëqyrjen teknike të ndeshjeve. Gjatë aktivitetit, u trajtuan raste praktike, u diskutuan risitë procedurale dhe teknologjitë e reja në përdorim, ndërsa pjesëmarrësit u angazhuan edhe në simulime konkrete që ndihmojnë në rritjen e efikasitetit dhe saktësisë në vendimmarrje gjatë ndeshjeve.

 

Në përfundim të kësaj punëtorie, Vlora Braha u rilicensua zyrtarisht si Delegate Teknike e FIBA-s për një periudhë katërvjeçare (2025–2029), duke përforcuar më tej rolin e saj profesional në garat ndërkombëtare.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners