Teuta Abdullahu diplomon në programin ndërkombëtar WiLead

Teuta Abdullahu diplomon në programin ndërkombëtar WiLead

30/06/2025

 
 Anëtarja e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Teuta Abdullahu, ka përfunduar me sukses programin prestigjioz WiLead, që ka për synim fuqizimin e grave në sport dhe zhvillimin e lidershipit në këtë fushë.
 Në një deklaratë për faqen zyrtare të FBK-së, Abdullahu u shpreh:
“WiLead ishte më shumë se një program mësimor - ishte një hapësirë frymëzimi, lidhje dhe fuqizimi. Më dha mjetet për të zhvilluar aftësitë e mia si lidere, vetëbesimin për të përdorur zërin tim në qeverisjen e sportit dhe mundësinë për të mësuar nga dhe së bashku me një rrjet të jashtëzakonshëm grash nga e gjithë Evropa. Ky program forcoi edhe më shumë përkushtimin tim për të pasur një ndikim të qëndrueshëm në basketbollin e vajzave dhe më la thellësisht e motivuar për të vazhduar këtë rrugëtim me qëllim dhe pasion.”
 Pjesë e programit ishte edhe qëndrimi në Athinë, ku Abdullahu pati mundësinë të ndjekë nga afër gjysmëfinalet dhe finalen e Kampionatit Evropian të Femrave në Basketboll.
“Si fëmijë, e kisha ëndërr të isha pjesë e kampionateve ndërkombëtare dhe këtë herë, e përjetova atë ëndërr si spektatore, me emocion dhe admirim të madh për fuqinë e sportit të femrave”, shtoi ajo.
 FBK e përgëzon për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj drejt fuqizimit të vajzave dhe grave në basketboll.
 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners