Fitorja e parë për Kosovën

Fitorja e parë për Kosovën

10/07/2025

Kosova triumfoi ndaj Moldavisë në FIBA U16 EuroBasket 2025, Divizioni C, me rezultat 43:56 (9:13, 8:9, 17:21, 8:13).
 
Kjo ishte fitorja e parë për vashat e Kosovës në këtë Evropian.
 
Ndeshja nisi më mirë për vajzat e Kosovës, të cilat fituan dy çerekët e parë me rezultat 9:13 dhe 8:9, duke ndërtuar një epërsi të qëndrueshme.
 
Në pjesën e dytë, Dardanet e reja vazhduan me ritëm të lartë, duke dominuar në mbrojtje dhe sulm. Ato fituan edhe çerekun e tretë dhe të katërt, duke siguruar fitoren me rezultat të përgjithshëm 43:56.
 
Kjo ishte ndeshja e fundit në grupe për Kosovën, që shënoi edhe fitoren e parë.
 
Të premten është ditë pushimi, derisa Evropiani në Pejë vazhduan të shtunën me sfidat interesante.
Kosova të shtunën do të luajë për vendet 5-8 me Gjibraltarin, derisa në gjysmëfinale do të luajnë Shqipëria me Qipron dhe Malta me Armeninë. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners