12/07/2025 FBK

Aktivitet me yoga me shtetet pjesëmarrëse të Evropianit në Pejë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka organizuar një aktivitet me shtetet pjesëmarrëse në FIBA U16 Women’s EuroBasket, Divizioni C.

Eventi u zhvillua ditën e premte kur shtetet pjesëmarrëse e kanë pushim.

Në ambientet e Hotelit “Onix” në Pejë, që ndihmoi në këtë organizim, është mbajtur aktiviteti me yoga, që ishte i mirëseardhur nga shtetet pjesëmarrëse.

Këtë ngjarje e udhëhoqi mësuesja e certifikuar e Yoga-s, Dodona Gashi, ku shtetet ishin të ndara në tri grupe me një orë ushtrime të joga-s.

Aktiviteti është mbajtur në kuadër të Programit FIBA European Youth Leadership, i përkrahur nga FIBA dhe organizata e saj Basketball For Good, ndërkohë që basketbollisteve të reja u janë drejtuar Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive në FBK dhe Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në FBK.

Kqiku e ka ndjekur kursin online për Youth Leader, derisa Medunjanin nga viti i kaluar ka qenë pjesë e këtij Projekti dhe ka marrë pjesë në FIBA Open 2025 si Youth Leadder këtë vit.

Për rreth tri orë basketbollistete U16 kanë mbajtur seancë joge që synojnë përgatitjen mendore dhe parandalimin e lëndimeve.

FIBA U16 Women’s EuroBasket, Divizioni C, po mbahet për herë të parë në Pejë, ku po marrin pjesë tetë shtete.

Ky event filloi më 8 korrik dhe përfundon të dielën mbrëma me finalen e madhe.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: