Kosova U20 triumfon përballë Suedisë

Kosova U20 triumfon përballë Suedisë

12/07/2025

Kosova U20 shënoi fitore në ndeshjen e parë të FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B, me rezultat 71:64 (12:17, 24:15, 16:19, 19:13).

Dardanët e rinj zhvilluan një ndeshje fantastike, duke dominuar në pjesën më të madhe të kohës. Pjesa e parë nisi më mirë për suedezët, të cilët e fituan çerekun e parë me rezultat 12:17. Megjithatë, në periudhën e dytë, Dardanët u rikthyen fuqishëm, duke fituar çerekun e dytë me 24:15.

Në periodën e tretë, suedezët u rikthyen sërish, duke e fituar atë me rezultat 16:19, por pas një loje shumë interesante, Dardanët e rinj e rikthyen epërsinë dhe siguruan fitoren me rezultat të përgjithshëm 71:64.

Më të mirët për Kosovën ishin Orges Shatri me 20 pikë, Jon Ismajli me 14 pikë dhe Rron Dahsyla me 13 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners