Kosova me fitore bindëse ndaj Gjibraltarit

Kosova me fitore bindëse ndaj Gjibraltarit

12/07/2025

Kosova triumfoi ndaj Gjibraltarit në FIBA U16 EuroBasket 2025, Divizioni C, me rezultat 74:35 (25:6, 22:12, 13:6, 14:11).

Kjo ishte fitorja e dytë për vashat e Kosovës në këtë Evropian.

Ndeshja nisi më mirë për vajzat e Kosovës, të cilat fituan bindshëm të dy pjesët  e para 25:6 dhe 22:12.

Në pjesën e dytë, Dardanet e reja vazhduan me ritëm të lartë, duke dominuar në mbrojtje dhe sulm. Ato fituan edhe çerekun e tretë dhe të katërt, duke siguruar fitoren me rezultat bindës 74:35.

Kosova zhvillon lojën e fundit nesër në ora 15:30 ndaj Gjeorgjisë në FIBA U16 EuroBasket për vendin e pestë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners