Qipro është shpallur kampione e FIBA U16 Ëomen’s EuroBasket, Divizioni C, që u mbajt nga 8 korriku në Pejë.
Qipro në finale e mposhti Armeninë me rezultat 65:58 (21:17, 17:10, 16:13, 11:18)
Finalja e fundit në Pejë u zhvillua në një super atmosferë, derisa ky kampionat ishte me dramë, adrenalinë dhe emocione të pafundme.
Në këtë kampionat të mbajtur në Pejë, Qipro është kampione, derisa Armenia u rendit në të dytin, Shqipëria në të tretin, Malta në të katërtin, Gjeorgjia zuri vendin e pestë, Kosova të gjashtin, Moldavia të shtatin dhe Gjibraltari të tetin.
Çmimi për Mirënjohje të Mikpritjes u dorëzua Z. Georgios Tanatzis, Komisioner Kryesor i Ekipit të Gjyqtarëve, ndërsa këtë çmim e pranoi Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Çmimi për Fair-Play e mori Gjibraltari dhe këtë çmim e dorëzoi Vlora Braha, Personi i Kontaktit për Integritet në Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Çmimi “All Star 5”, për Claire Portelli, Altea Hamitaj, Evelina Demetradi, Ava Seda Gharib dhe Katerina Shakalli, u nda nga Adriatik Rraci, Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm.
MVP u shpall Evelina Demetriasi dhe këtë çmim e dorëzoi Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Medaljet e Bronzit për Shqipërinë u ndan nga Adriatik Rraci, Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm, dhe Dardan Kasapolli, Anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Medaljet e Argjendta për Armeninë u ndan nga Fatmir Gashi, Nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Dardan Kasapolli, Anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Medaljet e Artë për Qipron u ndan nga Z. Wolfgang Brenscheidt, Anëtar i Bordit të Evropës në FIBA dhe Kryetar i Komisionit të Garave të FIBA Evropë, dhe Z. Arben Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Trofeu u nda nga Z. Wolfgang Brenscheidt, Anëtar i Bordit të Evropës në FIBA dhe Kryetar i Komisionit të Garave të FIBA Evropë.
Kosova përfundoi garat në këtë kampionat në vendin e gjashtë të FIBA U16 Women’s EuroBasket, Division C 2025.