Fitore fantastike e Dardanëve, kualifikohen në çerekfinale të Evropianit

Fitore fantastike e Dardanëve, kualifikohen në çerekfinale të Evropianit

15/07/2025

Dardanët e rinj shënuan fitore të madhe dhe historike ndaj Hungarisë me rezultat 78:73 (25:17, 16:21, 19:9, 18:26).

Me këtë fitore Kosova U20 te meshkujt u kualifikua në çerekfinale të FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B.

Njëkohësisht është suksesi më i madh te gjeneratat e reja më tani.

Dardanët e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme 19:2, derisa më pas hungarezët u rikthyen paksa, sidoqoftë, çereku i parë përfundoi 25:17, në të mirë të Kosovës U20. Edhe periudha e dytë u takoi hungarezëve, 16:21, për të shkuar në pushim me rezultat 41:38.

Kosova e nisi për mrekulli pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku u shkëput në 54:38, ndërsa shifrat pas 30 minutash në semafor ishin 60:47. Në periudhën e fundit, u zhvillua dramë, ku pesë minuta nga fundi, Dardanët po fitonin 73:56, por një seri e Hungarisë 0:15 afroi shifrat në 73:71, por në momentet vendimtare Kosova U20 te meshkujt ruajti epërsinë dhe shënoi fitore shumë të madhe ndaj Hungarisë 78:73.

Te Kosova, Erolt Rrahmani kishte 21 pikë e 11 kërcime, ndërsa Jon Ismajli dhe Hadis Durguti shënuan nga 17, kurse Rron Dahsyla 15.

Fitorja ndaj Hungarisë ishte e treta radhazi për Kosovën, pas Suedisë dhe Shqipërisë.

Kosova të mërkurën (nesër) luan ndaj Turqisë për vendin e parë në Grupin D. Kosova dhe Turqia kanë nga tri fitore.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners