Dardanët në kërkim të gjysmëfinales

Dardanët në kërkim të gjysmëfinales

18/07/2025

Kosova U20 sonte zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme, që nga pranimi në FIBA.

Dardanët e rinj për herë të parë janë kualifikuar në çerekfinale të Evropianit, Divizioni B.

Kosova përballet me Zvicrën nga ora 19:00, në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Armeni.

Fituesi i kësaj ndeshje në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Letoni-Britani e Madhe.

Humbësi do të luajë për vendin 5-8.

Kjo është hera e parë që një grupmoshë e Kosovës është kualifikuar në mesin e tetë më të mirave në Divizionin B.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners