18/07/2025 FBK

Spektakël i 3x3 në kryeqytet

Për dy ditë me radhë Sheshi “Ibrahim Rugova” do të jetë arena e basketbollit 3x3.

Në kryeqytetin e Kosovës do të organizohet FIBA 3x3 Prishtina Challenger.

Kjo garë shumë e rëndësishme ndërkombëtare organizohet nga Prishtina 3x3, në mbështetje të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në këtë event, që tashmë po organizohet çdo vit, do të marrin pjesë 16 skuadra nga mbarë bota.

Nga Prizreni Lite Quest Edition është kualifikuar Valencia.

Garat do të jenë nga dita e shtunë nga ora 14:00 deri në ora 23:00, derisa ndeshjet çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja zhvillohen të dielën nga ora 18:00, kurse ceremonia finale do të jetë nga ora 22:25.

Tri skuadrat e para do të kualifikohen në WT Lausanne më 15-16 gusht si pjesë FIBA 3x3 World Tour 2025.

Fituesi do të shpërblehet me 20 mijë euro, vendi i dytë me 15 mijë, i treti me 11 mijë, i katërti me 8 mijë dhe i pesti me 6 mijë.

Më 19 dhe 20 korrik do të ketë spektakël të basketbollit 3x3, muzikë, ngulitje atraktive, lojëra shpërblyese dhe shumë befasi për të pranishmit.

https://worldtour.fiba3x3.com/2025/challengers/pristina




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: