Kosova U18 pëson humbjen e dytë në Evropian, mposhtet nga Estonia

Kosova U18 pëson humbjen e dytë në Evropian, mposhtet nga Estonia

26/07/2025

 

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të Grupit C në FIBA U18 European Championship, Division B, që po mbahet në Rumani. Kosova u mposht nga Estonia me rezultat 61:95 (19-22, 17-32, 10-26, 15-15) në një ndeshje ku kundërshtari dominoi që nga pjesa e parë.

Kosova e nisi ndeshjen mirë, duke qëndruar afër në rezultat në çerekun e parë, por në periudhën e dytë Estonia shtoi tempin dhe krijoi diferencë të madhe, duke shkuar në pushim me epërsi 18 pikëshe (39:57). Në pjesën e dytë, Kosova hasi vështirësi në organizim dhe nuk arriti të ndalë efikasitetin e kundërshtarit, i cili thelloi më tej rezultatin.


Edhe pse skuadra humbi, Besim Bytyqi ishte fantastik për Kosovën, me 24 pikë, ndërsa ndihmoi edhe në mbrojtje e organizim. Ai ishte i vetmi lojtar me dyshifror pikësh në këtë ndeshje për ekipin tonë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners