Kosova U18 pëson humbje të ngushtë ndaj Zvicrës në ndeshjen e Grupit C

Kosova U18 pëson humbje të ngushtë ndaj Zvicrës në ndeshjen e Grupit C

27/07/2025

 

Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve ka dhënë një performancë dinjitoze në ndeshjen ndaj Zvicrës U18, megjithëse nuk arriti të marrë pikë, duke pësuar humbje të ngushtë me rezultat 68:73 ( 22-17,13-21,17-17,16-18) në një përballje të luftuar deri në sekondat e fundit.

Pas një nisjeje shumë të mirë, ku Kosova fitoi çerekun e parë me 5 pikë diferencë, skuadra u përball me kundërshtarët që ngritën ritmin në pjesën e dytë të pjesës së parë dhe më pas e mbajtën epërsinë gjatë pjesës së mbetur të ndeshjes. Megjithatë, Kosova nuk u dorëzua dhe luftoi deri në fund, por nuk arriti të përmbysë rezultatin.


Më i dalluari i ndeshjes te Kosova ishte Besim Bytyqi, i cili realizoi 20 pikë, ndërsa Drin Mehmed Tafilaj shtoi edhe 14 pikë dhe kontribuoi në mbrojtje dhe organizim.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners