Dardanët e rinj e mbyllin fazën e grupeve ndaj Islandës 

Dardanët e rinj e mbyllin fazën e grupeve ndaj Islandës 

12/08/2025

 

 

Kosova përfundoi fazën e grupeve në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, me ndeshjen ndaj Islandës, ku u mposht me rezultat 100:47 (25:14, 19:14, 25:8, 31:11) në Shkup të Maqedonisë Veriore.

 

 Islandezët u treguan më të mirë nga fillimi deri në fund, duke fituar dy çerekët e parë 25:14 dhe 19:14, e duke krijuar epërsi para pjesës së dytë.

 

Dardanët u munduan të rikthehen, por pjesa e dytë ishte vendimtare për këtë takim, pasi Islanda fitoi bindshëm çerekun e tretë 25:8 dhe të fundit 31:11.

 

Me këtë takim, Kosova e mbyll fazën e grupeve dhe tani përgatitet për ndeshjet e plasmanit.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners