Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, nga 18 gusht hapet afati kalimtar në basketboll.
Afati do të zgjasë deri më 29 gusht për lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a.
Klubet që regjistrojnë lojtarë të huaj duhet të dorëzojnë:
Fletëpagesën në llogari të FBK-së Pasaportën
Deklaratën personale (Self Declaration)
Informacion për klubin e fundit, shtetin dhe menaxherin
Edicioni i ri pritet të jetë mjaft interesant, ku skuadrat vetëm sa kanë filluar me përforcime, varësisht nga synimet që kanë.