Menaxherja e Eventeve e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Artina Hasani dhe Drejtori i 3x3 Prishtina, Fisnik Juniku, të enjten me sukses e kanë përfunduar Programin FIBA Time-Out 3.0.
Të dy kanë marrë Postgraduate Certifikatë në “Biznes dhe Menaxhment”, si dhe certifikatën për përfundimin me sukses të kursit të FIBA-s “Biznesi në Sport” në kuadër të programit FIBA Manager Course, në “Northumbria Newcastle University”.
Ceremonia e diplomimit të studentëve të programit të FIBA Time Out 3.0 është organizuar në Mies, Zvicër, në Patrick Baumann House of Basketball.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak dhe mysafirë e bashkëpunëtorë të FIBA-s, në kuadër të këtij programi.