Turneu i 3x3 në Malishevë fitohet nga Bero Kingdom

Turneu i 3x3 në Malishevë fitohet nga Bero Kingdom

17/08/2025

Për herë të parë në Malishevë u organizua turneu i 3x3 në basketboll.

Ky turne u organizua të shtunën në sheshin qendror të qytetit, që solli spektakël të basketbollit 3x3.

Hapjen e turneut e bëri Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ishte i lumtur që një event i tillë i basketbollit po mbahet në sheshin kryesor, duke sjellë energji pozitive, derisa i pari i Malishevës, në fund dorëzoi edhe çmimin për fituesin.

Kjo garë mblodhi 12 ekipe, duke e bërë turneun mjaft cilësor.

Pas ndeshjeve në grupe, u zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale dhe nën ritmin e muzikës u zhvillua finalja ndërmjet Bero Kingdom dhe Hoppers, që u fitua nga Bero Kingdom 21:6.

Ekipi fitues u shpërblye me 700 euro, ndërsa vendi i dytë me 300.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners