Albert Sylejmani përfundon fazën e parë të Programit FECC

Albert Sylejmani përfundon fazën e parë të Programit FECC

19/08/2025

Trajneri Albert Sylejmani përfundoi fazën e parë në Programin FECC (FIBA Europe Coaching Certificate), ku ishte pranuar më herët.

Sylejmani ishte propozuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.

Faza e parë u zhvillua në Izrael nga 9 deri më 17 gusht, ku kanë marrë pjesë 62 trajnerë dhe 43 shtete të botës, derisa kanë ligjëruar emra të njohur të basketbollit botëror si Janez Drvaric, Nenad Trunic, Aysim Altay, Luka Milanovic, Erdem Can dhe Israel Gonzalez.

Programi u mbajt gjatë kohës që u zhvillua edhe FIBA U16 EuroBasket te meshkujt.

Sylejmani do të jetë pjesë e Programit 2025-27. Ky është edicioni i dhjetë i këtij programi që në fokus ka trajnerët/et që punojnë me gjenerata të reja.

Në këtë Program të FIBA-s kanë diplomuar Driton Obërtinca, Valentin Spaqi, Gyltekin Selimi, Dritëro Sefaja, Edon Godeni, Petrit Zeqiri dhe Ilir Selmani, të cilët ishin nominuar nga FBK-ja.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me anë të edukimit të trajnerëve në Programe të rëndësishme ndërkombëtare, dëshmon për rëndësinë dhe përkushtimin që u jep gjeneratave të reja, duke synuar nxjerrjen e talenteve dhe masivizimin e basketbollit.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners