Rruga drejt FIBA EuroBasket 2029 do të fillojë në nëntor.
Të hënën më 8 shtator nga ora 10:30 do të zhvillohet shorti i Raundit të Parë të Parakualifikimeve të FIBA EuroBasket 2029 në kryeqytetin letonez, Riga.
Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FIBA-s në YouTube.
10 kombëtare janë të ndara në katër vazo nga FIBA sipas renditjes botërore. Një grup do të përbëhet nga katër shtete dhe dy grupet e tjera do të përbëhen nga tre shtete.
Kosova është në vazon e dytë dhe më 8 shtator do të mësojë kundërshtarët.
Raundi i Parë i Parakualifikimeve do të luhet në tre dritare: nëntor 2025, shkurt 2026 dhe qershor-korrik 2026.
Katër kombëtare - tre fitueset e grupeve dhe vendi i dytë më i mirë do të kualifikohen në Raundin e Dytë.
Vazo 1
Bullgaria
Maqedonia e Veriut
Sllovakia
Vazo 2
Kosova
Norvegjia
Irlanda
Vazo 3
Luksemburgu
Armenia
Shqipëria
Vazo 4
Azerbajxhani