09/09/2025 FBK

Vendimi i Bordit lidhur me procesin e licencimit për garat e edicionit 2025/26

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur me datë 8 shtator 2025, pas shqyrtimit të raportit të paraqitur nga Sekretarja e Përgjithshme, konstatoi sa vijon:

  1. Procesi i licencimit për garat e edicionit 2025/26 është hapur më 04 gusht 2025 dhe është mbyllur më 04 shtator 2025.
  2. Në disa kategori të garave ka klube që nuk kanë aplikuar fare, ndërsa një numër i konsiderueshëm klubesh kanë dorëzuar dokumentacion të paplotë.
  3. Të gjitha klubet janë njoftuar në kohë dhe në mënyrë të përsëritur për afatet dhe kërkesat e licencimit, përmes email-it, telefonit dhe kanaleve zyrtare të komunikimit të FBK-së.

Duke u bazuar në sa më lart, Bordi i FBK-së

VENDOSI:

  1. Të jepet afat shtesë për aplikim dhe plotësim të dokumentacionit të licencimit deri më 15 shtator 2025 (e hënë).
  2. Ky afat konsiderohet afat i fundit për këtë proces dhe pas tij nuk do të pranohet asnjë aplikim apo dokument shtesë nga klubet.

Ky vendim hyn në fuqi ditën e miratimit.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: