Nëntë trajnerë nga basketbolli pranohen në Programin “Trajner Sportiv” nga KOK-u

Nëntë trajnerë nga basketbolli pranohen në Programin “Trajner Sportiv” nga KOK-u

16/09/2025

Akademia Olimpike që vepron në kuadër të Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) ka publikuar listën prej 50 kandidatëve të pranuar në edicionin e dytë të programit të edukimit “Trajner Sportiv”.

Në mesin e tyre janë nëntë trajnerë nga basketbolli: Arben Telaku, Benita Juniku, Bleartë Berisha, Driton Puka, Shemsedin Bytyqi, Shqipe Çorkadiu, Sumeja Osmani, Valbona Bytyqi dhe Valton Bajrami.

Edicioni i dytë nis më 1 tetor, ndërsa semestri i parë përfundon më 15 janar 2026.

Programi “Trajner Sportiv”, i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve – niveli i pestë, kryen funksione të ndryshme që kanë të bëjnë me trajnim dhe edukim në fushën e sportit. Gjithashtu, ofron edukimin dhe përgatitjen profesionale të trajnerëve në drejtimin e menaxhimit individual dhe grupor në një disiplinë sportive.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners