Federata e Basketbollit e Kosovës sot zyrtarisht do ta lansojë identitetin e ri “Basketbolli 3.0”.
Në këtë event do të prezantohet para publikut koncepti dhe identiteti i ri basketbollit në Kosovë, duke reflektuar vizionin e transformimit, inovacionit dhe përfshirjes.
Në lansimin zyrtar do të marrin pjesë përfaqësues të klubeve, institucioneve, sponsorëve, mediat dhe figurat e nderuara të sportit.
Ngjarja do të mbahet sonte nga ora 18:00 në Hotel Marriott, Prishtinë.
Programi
Fjala hyrëse dhe prezantimi i vizionit dhe identitetit “Basketbolli 3.0” – Kryetari i FBK-së
Adresime institucionale
Ismet Krasniqi, President i Komitetit Olimpik të Kosovës
Fidan Shatri, Kryeshef i Agjencisë së Sportit të Kosovës
Fjalë rasti – Aulona Muhadri, përfaqësuese e Shoqatës së Basketbollistëve/Kapitene e Kombëtares së Kosovës
Fjalë rasti – Drilon Hajzii, basketbollist i Kombëtares së Kosovës
Koktej dhe rrjetëzim