Trepça shpreson në suksese në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Trepça shpreson në suksese në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

19/09/2025

Kampionia e Kosovës, Trepça do të ketë një sfidë evropiane para vetes.

Mitrovicasit për herë të dytë radhazi marrin pjesë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Këto kualifikimet do të mbahen në Samokov të Bullgarisë nga 19 deri më 25 shtator.

Sfida e parë do të jetë ndaj skuadrës së njohur holandeze, Heroes Den Bosch, të hënën nga ora 20:00.

Nëse kampionët e Kosovës kalojnë këtë pengesë, atëherë në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Bakken Bears (Danimarkë) dhe BC Kutaisi 2010 (Gjeorgji).

Njëzet e katër (24) ekipe do të garojnë në tre (3) turne të Raundit Kualifikues.

Për të qenë pjesë e grupeve në Ligën e Kampionëve për herë të parë, ‘Xehetarët’ duhet të fitojnë tri ndeshje. Nëse nuk arrijnë të fitojnë, atëherë do të garojnë në grupet e FIBA Europe Cup, sikur edicionin e kaluar.

Orari

22 shtator

17:45 Bakken Bears (DAN) vs. Kutaisi 2010 (GJEO)

20:00 Heroes Den Bosch (HOL) vs. Trepça (KOS)

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners