Trepça pëson nga Heroes Den Bosch, por vazhdon garat në grupet e FIBA Europe Cup

Trepça pëson nga Heroes Den Bosch, por vazhdon garat në grupet e FIBA Europe Cup

22/09/2025

Kampionia e Kosovës, Trepça pësoi humbje nga kampionia e Holandës, Heroes Den Bosch me shifrat 80:68 (19:27, 21:9, 24:20, 16:12), në çerekfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Në përballjen që u zhvillua në Samokov të Bullgarisë, ‘Xehetarët’ dhanë maksimumin, e ishin të përkrahur nga një numër i madh i tifozëve mitrovicas që kishin udhëtuar për këtë sfidë.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 19:27, por periudha e dytë ishte fatale 21:9, ku skuadra shkuan në pushim me rezultat 40:36.

Në pjesën e dytë, holandezët për një nuancë ishin më të mirë dhe fituan 80:68, për tu kualifikuar në gjysmëfinale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Tashmë, Trepça do të jetë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup, për edicionin e dytë radhazi.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners