Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se ka publikuar Udhëzuesin për lojtarët ndërkombëtarë (jo-amerikanë) që synojnë karrierë në NCAA

Federata e Basketbollit të Kosovës njofton se ka publikuar Udhëzuesin për lojtarët ndërkombëtarë (jo-amerikanë) që synojnë karrierë në NCAA

25/09/2025

Pas publikimit nga FIBA, Federata e Basketbollit të Kosovës ka përkthyer dhe përshtatur në shqip Udhëzuesin Pyetje & Përgjigje për lojtarët ndërkombëtarë që synojnë NCAA College Basketball.

Ky dokument përmban informacione të rëndësishme për lojtarët, prindërit, klubet dhe trajnerët mbi:

  • kërkesat akademike dhe të statusit amator për pjesëmarrje në NCAA,
  • të drejtat dhe kufizimet lidhur me NIL (Name, Image, Likeness),
  • marrëveshjen House v. NCAA dhe pagesat direkte nga universitetet,
  • çështjet e vizës dhe tatimeve për studentët e huaj,
  • si dhe raportin mes kontratave ekzistuese, NCAA dhe Kombëtares.

Udhëzuesi i plotë është i disponueshëm këtu: https://shorturl.at/wco5i

Ky material synon të ndihmojë lojtarët dhe familjet e tyre të marrin vendime të informuara dhe të shmangin rreziqet e panevojshme gjatë ndjekjes së një karriere kolegji në SHBA.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners