Kryeqytetasit fitojnë në Pejë

Kryeqytetasit fitojnë në Pejë

11/12/2025

Në një sfidë shumë interesante, Bora shënoi fitore ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:82 (15:30, 26:13, 14:24, 26:15), në javën e dhjetë të ProCredit Superligës.

Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke dominuar në çerekun e parë, 15:30, derisa vendasit u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, 26:13, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 41:43. Kryeqytetasit sërish ishin më të mirë në periodën e tretë, 14:24, kurse pejanët tentuan deri në fund përmbysjen, por vetëm duke afruar rezultatin në 81:82, sa përfundoi ndeshja.

Musab Mala kishte 17 pikë e pesë asistime, kurse Jordan Johnson 20 pikë për vendasit, kurse te mysafirët, Alex Hunter kishte 21 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, ndërsa Amin Hot 23 pikë e shtatë kërcime.

GO+ Peja ka shtatë fitore e tri humbje, ndërsa Bora katër fitore e gjashtë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners