16/12/2025
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i FBK-së dhe Drejtori i Përfaqësuesve, Adriatik Rraci, ka marrë pjesën në Sesionin e parë të Programit “FIBA Academy Strategic Leaders”.
Sesioni i parë u mbajt në Doha të Katarit nga 8 deri më 11 dhjetor, derisa i ardhshmi do të mbahet në Majami të SHBA-së.
Programi ka të bëjë për liderë strategjikë, program zyrtar i organizuar nga FIBA për herë të parë.
Gjatë katër ditëve në këtë Program është diskutuar për: Modelet Evropiane & Veri-Amerikane të Sportit, Evolucioni i Ligave të Basketbollit në mbarë botën, Ekipet Kombëtare të FIBA-s, FIBA 3x3, eFIBA, Organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare, organizimi i ngjarjeve të FIBA Kupës së Botës, 3x3 dhe të klubeve.
Rraci është një nga 25 të pranuarit nga më shumë se 50 kandidatë nga e gjithë bota.
Ky program i pari i këtij lloji është dizajnuar për liderë aktualë dhe në zhvillim, drejtues të federatave, ligave dhe klubeve të basketbollit, si dhe ish-lojtarë që kërkojnë të zhvillojnë aftësi të thella në menaxhimin e sportit dhe tranzicionin e karrierës.