Elita me super sfida

Elita me super sfida

19/12/2025

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë.

Elita e basketbollit vazhdon të sjellë super ndeshje.

Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi është një përballje interesante dhe shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, që do të zhvillohet në Prizren. Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore e tetë humbje.

Rahoveci 029 - Trepça përballen të shtunën mbrëma, me ‘Vreshtarët’ kanë pesë fitore e shtatë humbje, derisa ‘Xehetarët’ janë në vendin e parë me nëntë fitore e tri humbje.

GO+Peja - Bashkimi është derbi i kësaj jave. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e katër humbje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante.

Java e 13-të do të mbyllet me sfidën në Palestrën ‘1 Tetori’ ndërmjet Borës dhe Golden Eagle Yllit. Prishtinasit kanë pesë fitore e shtatë humbje, ndërsa therandasit tri fitore e nëntë humbje.

ProCredit Superliga-Java 13

E shtunë

19:30 Sigal Prishtina - Vëllaznimi

19:30 Rahoveci 029 - Trepça

E diel

17:00 GO+Peja - Bashkimi

19:30 Bora - Golden Eagle Ylli

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners