20/12/2025
Kampionia e Kosovës, Trepça shënoi fitore në udhëtim ndaj Rahoveci 029 57:110 (11:32, 16:23, 11:24, 19:24), në javën e 13-të të ProCredit Superligës.
Nga fillimi deri në fund kampionët ishin në epërsi në këtë ndeshje, duke shënuar fitore të merituar dhe duke ngritur epërsinë minutë pas minute, derisa shifrat në fund ishin 57:110.
Te vendasit Julian Roche e mbylli ndeshjen me 12 pikë e tetë kërcime, derisa te mysafirët pesë basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, kurse Ja'cori Payne kishte 20 pikë e katër kërcime.
Rahoveci 029 pas 13 ndeshjeve ka pesë fitore e tetë humbje, derisa mitrovicasit janë në vendin e parë me dhjetë fitore e tri humbje.