Anderson, MVP i javës së 13-të

Anderson, MVP i javës së 13-të

22/12/2025

GO+ Peja-Bashkimi ishte një nga ndeshjet më emocionuese në këtë edicion me prizrenasit që fituan pas dy vazhdimeve.

Te Portokallezinjtë më i dalluari ishte Kyan Anderson me 29 pikë, katër kërcime e tri asistime. Anderson ishte vendimtar në kohën shtesë, duke ndihmuar prizrenasit të fitojnë në këtë derbi dhe të shpallet më i miri i javës.

Verdhezinjtë nuk arritën të fitojnë, por Tajh Green ishte i jashtëzakonshëm me 35 pikë, 11 kërcime e tri asistime.

Sigal Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit, ku te bardhekaltrit më i miri ishte Adrio Bailey me dyshifror të dyfishtë, 21 pikë dhe 12 kërcime.

Trepça fitoi bindshëm ndaj Rahoveci 029, ku pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, ndërsa Ja'cori Payne e mbylli ndeshjen me 20 pikë, katër kërcime dhe dy asistime.

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Borës në udhëtim, ku më i dalluari te therandasit ishte kapiteni Gëzim Morina me 17 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime.

MVP

Kyan Anderson (Bashkimi) 29 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 25 indeksi

Top 5

Kyan Anderson (Bashkimi) 29 pikë, 4 kërcime, 3 asistime, 25 indeksi

Tajh Green (GO+ Peja) 35 pikë, 11 kërcime, 3 asistime, 42 indeksi

Adrio Bailey (Sigal Prishtina) 21 pikë, 12 kërcime, / asistime, 26 indeksi

Ja'cori Payne (Trepça) 20 pikë, 4 kërcime, 2 asistime, 24 indeksi

Gëzim Morina (Golden Eagle Ylli) 17 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 21 indeksi

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners