Vendimet e Bordit të FBK-së

Vendimet e Bordit të FBK-së

24/12/2025

Në mbështetje të kompetencave të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), të përcaktuara me Statutin e FBK-së, përkatësisht Nenin 24, si dhe në përputhje të plotë me Rregulloren e Punës së Bordit, Bordi i FBK-së, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 23.12.2025 në Prishtinë, pas shqyrtimit dhe diskutimit të të gjitha pikave të rendit të ditës, merr këto vendime:

1. Miraton Raportin e Punës për vitin 2025 dhe Raportin Financiar për periudhën janar - nëntor 2025;

2. Miraton Planin e Veprimit, Planin Financiar, si dhe Planin e Marketingut & Shpërndarjes për vitin 2026;

3. Vendos vazhdimin e mandatit të Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, znj. Elvira Dushku në përputhje me dispozitat e Statutit të FBK-së;

4. Emëron z. Bujar Loci përzgjedhës të Përfaqësueses A të Kosovës për ciklin e para-kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029;

5. Miraton Planin Strategjik të Federatës së Basketbollit të Kosovës për periudhën 2026–2030;

6. Miraton Planin Strategjik për zhvillimin e disiplinës së basketbollit 3x3, në funksion të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030;

7. Miraton dorëheqjen e z. Dren Zatriqi nga pozita e Kryesuesit të Komisionit për Nominimin e Personave Zyrtarë të Ndeshjeve dhe emëron z. Fidani Hamiti, anëtar i këtij Komisioni, si Kryesues të ri. Komisioni vazhdon punën për pjesën e mbetur të këtij edicioni të garave në përbërje: Fidani Hamiti (kryesues), Irma Konjusha (anëtare) dhe Valdet Spahija (anëtar);

8. Në koordinim me ekspertë ligjorë vendorë & ndërkombëtarë, me përkrahje të FIBA-s dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Basketbollistëve dhe Basketbollisteve të Kosovës, të shqyrtohen dhe zhvillohen mekanizma për rritjen e nivelit të mbrojtjes kontraktuale të lojtarëve/ve vendorë/e;

9. Miraton Planin - Propozim për zbatimin praktik të “Rregullores për shpenzimet e dedikuara për zhvillimin e gjeneratave të reja nga klubet e Superliga Meshkujt”, në vlerë prej 10%. Plani hyn në fuqi menjëherë dhe zbatohet duke filluar nga muaji janar 2026 për klubet e ProCredit Superligës.

Në emër të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës,

Arben FETAHU                                             

Kryetar

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners