Ylli fiton betejën e parë

Ylli fiton betejën e parë

07/01/2026

Golden Eagle Ylli ka fituar në Mitrovicë ndaj Trepcës me shifrat 99:102 (26:24, 25:23, 26:32, 22:23) në çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës.

Pas një fillimi të barabartë, mitrovicasit kishin deri në tetë pikë epërsi 24:16, por therandasit u rikthyen për të ngushtuar shifrat në 26:24, sa përfundoi çereku i parë. Lojë e ngjashme ishte edhe në periudhën e dytë me vendasit që sërish u shkëputën, 46:36, por sërish mysafirët u afruan në 48:45, kurse skuadrat shkuan në pushim me rezultat 51:47.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, që e fituan 26:32, derisa në dhjetë minutat e fundit përkundër tentimeve nga vendasit ruajtën epërsinë dhe fituan 99:102.

Më i miri te vendasit ishte Shawn Jones me 24 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te mysafirët më të dalluarit ishte Antwan Scot me 28 pikë e katër asistime dhe debutuesi Scott Bamforth me 29 pikë.

Më 21/22 janar zhvillohet ndeshja e kthimit dhe skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet kualifikohet në gjysmëfinale.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners