Bamforth vazhdon me super paraqitje, shpallet MVP

Bamforth vazhdon me super paraqitje, shpallet MVP

19/01/2026

ProCredit Superliga po vazhdon me super ndeshje, me shumë emocione.

Golden Eagle Ylli po vazhdon me fitore në vitin 2026, ku kësaj radhe fitoi ndaj GO+ Pejës, në çastet e fundit.

Te therandasit më i miri ishte organizatori Scott Bamforth. Ai e mbylli ndeshjen me 27 pikë, katër kërcime e pesë asistime. Bamforth ka shkëlqyer që prej ardhjes te Ylli, derisa shpallet MVP për herë të parë.

Bashkimi fitoi ndaj Rahoveci 029, ku te Portokallezinjtë më i miri ishte Lejson Zeqiri me 21 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime.

Bora po vazhdon me paraqitje të mira në vitin 2026, duke shënuar fitoren e radhës, kësaj radhe ndaj Sigal Prishtinës, ku u dalluan Shaquan Jules dhe Tyler Cheese. Jules kishte 24 pikë e tetë kërcime, derisa Cheese kishte 20 pikë, nëntë kërcime e katër asistime.

Trepça po vazhdon me fitore në elitë, ku kësaj radhe fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ku te ‘Xehetarët’ pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, derisa Mustapha Amzil kishte 14 pikë, shtatë kërcime e dy asistime.

 

MVP

Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 27 pikë, 4 kërcime, 5 asistime, 26 indeksi

Top 5

Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) 27 pikë, 4 kërcime, 5 asistime, 27 indeksi

Lejson Zeqiri (Bashkimi) 21 pikë, 6 kërcime, 3 asistime, 30 indeksi

Shaquan Jules (Bora) 24 pikë, 8 kërcime, / asistime, 22 indeksi

Tyler Cheese (Bora) 20 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 21 indeksi

Mustapha Amzil (Trepça) 14 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 15 indeksi

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners