Sigal Prishtina humb në sekondat e fundit

Sigal Prishtina humb në sekondat e fundit

21/01/2026

Sigal Prishtina dhe GO+ Peja kanë zhvilluar ndeshjet e radhës në Ligën ENBL.

Sigal Prishtina në një sfidë dramatike deri në fund pësoi Keila Coolbet me rezultat 92:90 (17:25, 27:26, 30:30, 18:19).

Në përballjen e zhvilluar në Estoni, takimi ka qenë me shumë kthesa në rezultat, por vendasit në fund me Maletiq shënuan trepikësh tre sekonda para fundit.

Kahlil Dukes shënoi 30 pikë te prishtinasit, derisa Deondre Burns e mbylli ndeshjen me 23 pikë e tetë kërcime.

Për skuadrën estoneze ishte fitorja e parë pas shtatë humbjeve, derisa bardhekaltrit mbyllin fazën e grupeve me katër fitore e katër humbje.

GO+ Peja kishte një takim të vështirë dhe pësoi nga Iraklis me rezultat 122:80 (31:20, 26:24, 32:20, 33:16).

Skyler Flatten kishte 23 pikë e katër kërcime te skuadra verdhezi, kurse Cesare Edwards e mbylli ndeshjen me 14 pikë e tetë kërcime.

Iraklis ka gjashtë fitore e një humbje, kurse GO+ Peja një fitore e pesë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners