Trepça me përmbysje kalon në gjysmëfinale

Trepça me përmbysje kalon në gjysmëfinale

21/01/2026

Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit 76:88 ((19:21, 21:21, 16:26, 20:20) ka kaluar në gjysmëfinale, duke përmbysur humbjen e pësuar në ndeshjen e parë 99:102.

Sfida në Therandë ka qenë e jashtëzakonshme, e luftuar dhe me shumë kthesa, e me shumë emocione, derisa në fund festuan kampionët e Kosovës.

Ndeshje fantastike u zhvillua në pjesën e parë, njëkohësisht e baraspeshuar dhe shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, duke bërë që të zhvillohet përballje me shumë emocione e me shumë rikthime, e duke përfunduar 40:42.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë interesante, por në momentet vendimtare, kampionët e Kosovës ishin më të mirë dhe ruajtën epërsinë deri në fund, që ishte e mjaftueshme për të kaluar në gjysmëfinale, ku do të përballet me Borën.

Te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Brandon Huffman me 20 pikë e 14 kërcime dhe Scott Bamforth me 26 pikë, kurse te Trepça u dalluan Akili Vining me 15 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, Mustapha Amzil me 18 pikë dhe Kenneth Hasbrouck me 17 pikë e pesë asistime.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners