Kosova përfundon garat në eFIBA Season 4

Kosova përfundon garat në eFIBA Season 4

23/01/2026

Kosova për herë të dytë ka marrë pjesë në eFIBA Season 4, përkatësisht në kualifikimet evropiane për Kampionatin Botëror.

Dardanët në eSport kishin një grup të vështirë përballë Francës, Kroacisë, Lituanisë dhe Hungarisë.

Të martën pësuan nga favoritët Franca e Kroacia, kurse të enjten mbrëma kishin paraqitje pozitive, por nuk arritën qëllimin përballë Lituanisë, ku pas dy ndeshjeve rezultati përfundimtar ishte 125:175, ndërsa ndaj Hungarisë rezultati përfundimtar ishte 134:158, që tregon lojën më të baraspeshuar.

Në “Play-off”, Kosova u ndesh me Finlandën, ku pësoi 85:72.

Kjo ishte hera e dytë që Kosova paraqitet në këtë garë, ku këtë edicion garuan 19 shtete evropiane, derisa synimi është masivizimi i këtij sporti shumë atraktiv në vendin tonë dhe për rezultate pozitive në vitet e ardhshme.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners