29/01/2026
Të enjten dhe premten do të zhvillohet java e 11-të në Ligën e Parë të Meshkujve.
KEKU do të ndeshet me Borean, me skuadrën nga Obiliqi që ka shtatë fitore e dy humbje, kurse pejanët kanë katër fitore e pesë humbje.
Kerasan-Kosovari po ashtu ndeshen të enjten nga ora 17:00, me prishtinasit që kanë katër fitore e pesë humbje, ndërsa Kosovari ka një fitore e tetë humbje.
Gjakova-New Basket është sfida përmbyllëse e ditës së enjte, ku skuadra nga Gjakova ka dy fitore e shtatë humbje, ndërsa ajo prizrenase shtatë fitore e dy humbje.
Java e 11-të mbyllet me derbin e kësaj jave mes Proton Cable Prizrenit dhe Dritës. Prizrenasit janë në vendin e parë me tetë fitore e një humbje, kurse gjilanasit, që kanë bërë shumë përforcime, e kërkojnë të rikthehen në elitë, kanë tri fitore e pesë humbje.
Ndeshjet transmetohen në kanalin e FBK-së në YouTube.
Liga e Parë e Meshkujve-Java 11
E enjte
17:00 KEKU - Borea
17:00 Kerasan - Kosovari
21:00 Gjakova - New Basket
E premte
16:30 Proton Cable Prizreni - Drita